Showbiz

Pas ndarjes nga Cheryl, Liam Payne një hamshor i vërtetë

Javë pas ndarjes së shumëpërfolur të çiftit të këngëtarëve, Cheryl dhe Liam Payne, ky i fundit ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij.

Tashmë që është një mashkull i lirë, Liam ka vendosur të eksperimentojë në marrëdhëniet e tij me femrat por pa krijuar asgjë serioze.

Pas performancës plot pasion me Rita Ora-n në “MTV VMA”, këngëtari tha se e adhuron seksin madje do të flasë e do të këndojë për të gjatë gjithë kohën.

Performancat e tij të fundit kanë qenë mjaft provokuese madje këngëtari britanik disa herë ka hequr këmishat në skenë duke kërcyer gjysmë i zhveshur.