Showbiz

Pas skandalit të lajmeve të rreme, ‘Facebook’ bën një ndryshim drastik në platformën e tij

Facebook nga një rrjet social po kthehej në një biznes ku vëmendjen kryesore e merrnin lajmet e faqeve të portaleve dhe uebsajteve të ndryshme.

Themeluesi Mark Zuckerberg sapo është siguruar që kjo gjë të ndryshojë një herë e përgjithmonë. Nëse deri tani në kryefaqen tuaj në Facebook qarkullonin më tepër postimet e faqeve të ndryshme sesa ato të miqve tuaj atëherë përditësoni këtë rrjet social sepse gjërat do të ndryshojnë.

Duke marrë shkas edhe nga skandali i lajmeve të rreme tashmë ky rrjet social do t’i japë përparësi postimeve të miqve tuaj dhe jo faqeve të ndryshme që ju u keni dhënë ‘like’ ose ‘follow’. Zuckerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë shumë para pasi popullariteti i postimeve të organizatave dhe bizneseve të ndryshme në Facebook do të bjerë. Sipas tij, është më e rëndësishme që koha që njerëzit kalojnë online të jetë e shpenzuar mirë dhe në kontakt me miqtë e tyre.

Ky ligj i ri pritet të hyjë në fuqi në javët në vijim ndërsa shumë faqe që mbijetonin vetëm falë Facebook priten të falimentojnë.