Bota Gossip Tech

Misteri që fshihet pas shitjes së aksioneve nga miliarderët e botës!

Jeff Bezos ka marrë edhe njëherë kryesimin e listës së njerëzve më të pasur në botë. Themeluesi i Amazon është tashmë i pari në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, për herë të parë që nga vjeshta e vitit 2021. Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pasuria e Bezos ka shkuar në 200 miliardë dollarë, teksa ajo e Musk 198 miliardë. Ndërkaq, misteri i miliarda dollarë aksione që po shiten nga disa nga më të pasurit e botës megjithëse bursat janë të forcë të plotë, po habit disa ekspertë finance.

Fillimisht e përditshmja britanike Daily Mail i referohet për këtë, arsyeve si paqëndrueshmëria e gjeopolitikës, e zgjedhjeve kombëtare apo e luftës. Fluska e teknologjisë ka treguar se është vënë nën tension ekstrem gjatë gjithë vitit 2023 me largime masive nga puna në kompanitë e Silicon Valley, kurse Presidenti Joe Biden ka premtuar “rritje të taksave për më të pasurit” nëse fiton zgjedhjet e reja në nëntor.

Sipas raportimeve investitorët e mëdhenj në fund të vitit që shkoi kishin mbajtur vetëm 25% të aseteve të tyre neto në tregun e aksioneve dhe askush nuk e di perse. Investitorët shesin për arsye të ndryshme. Në shkurt 2024, kreu i Amazon, Jeff Bezos shiti $8.5 miliardë aksione, ndërsa bankieri Jamie Dimon shiti $150 milionë nga aksionet e tij.

Dimon paraqiti një listë çështjes si argumente duke nisur nga lufta në Ukrainë, lufta e re në Gaza, borxhet e larta qeveritare dhe deficitet, inflacioni apo tregu i vogël i punës dhe rritja e kërkesave për paga të larta. Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka qenë gjithashtu pjesë e lojës duke shitur $428 milionë aksione të Meta në vitin 2023. Ndërsa nga 21 deri në 24 shkurt, familjet amerikane pronare të Walmart, kanë shitur $1.5 miliardë nga aksionet e kompanive të tyre.

Zuckerberg është justifikuar për shitjet me shpenzimet e kompleksit të ri në ishullin Kauai që besohet se po i kushton $300 milionë. Por sipas një raporti të rrjetit Fortune, të gjitha shitjet e përmendura ishin planifikuar paraprakisht nga bursat dhe gjithsesi Bezos, Zuckerberg e Dimon përsëri ruajnë shumicën e aksione në kompanitë e tyre. Eksperti i CNBC për pronat Robert Frank tha në tetor se lëvizjet duket se janë që më të pasurit të ruajnë veten e tyre, ose për arsye që njerëzit më të thjeshtë nuk arrijnë t’i kuptojnë.