Showbiz

Pasi u pa me një vajzë tjetër në krah, i dashuri i Dua Lipa-s reagon për thashethemet e tradhëtisë

Modeli dhe shefi i kuzhinës Isaac Carew ditë më parë u kap mat duke kërcyer me një vajzë në një klub nate ku shfaqeshin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ai u akuzua për tradhëti dhe menjëherë pasi video e publikuar nga “The Sun” u bë virale, Dua shkroi disa postime rreth besnikërisë, dashurisë dhe lidhjeve toksike.

Për t’i dhënë fund të gjitha aludimeve i dashuri i këngëtares me origjinë shqiptare, ka publikuar një foto me Dua-n në diçiturën e të cilës zbulon se portalet gënjejnë dhe se paguhen për të krijuar dramë.

“Nuk dua që ju të mendoni se Dua është në një lidhje me një person që nuk i fal dashuri dhe respekt. Unë isha në një klub me njerëz të LGBT-së dhe po kërceja me një mikeshë. Asgjë nuk ndodhi. Unë dhe Dua jemi shumë të lumtur që u rikthyem së bashku dhe duhemi shumë. Nuk ka pasur kurrë tradhëti midis nesh. Arsyeja përse u ndamë ishin vetëm oraret e zgjatura në punë dhe udhëtimet që nuk na lejonin të ishim bashkë” -, shkruan Isaac në Instagram.