Lifestyle

Për juve që ju duhen më shumë se dy alarme zgjimi në mëngjes, kemi një lajm të mirë!

Nëse hyni tek ai grup personash që ju duhen të paktën dy alarme që të zgjoheni në mëngjes, rezulton se shtyrja e alarmit mund të jetë e mirë për ju. Studiuesit besojnë se kalimi i 30 minutave shtesë nën mbulesa, mund t’ju bëjë më të kthjellët në mëngjes. Njerëzit që flinin gjysmë ore shtesë rezultuan më mirë në testet e trurit, në krahasim me ata që u zgjuan menjëherë nga shtrati. Dr Tina Sundelin nga Universiteti i Stokholmit, shpjegon:

Gjetjet tregojnë se nuk ka asnjë arsye për ta ndaluar gjumin në mëngjes nëse ju pëlqen. Në fakt, madje mund t’i ndihmojë ata me përgjumje në mëngjes që të jenë pak më vigjilentë kur të ngrihen.

Ekipi kreu dy eksperimente. I pari, i cili studioi 31 dremitës të zakonshëm, zbuloi se një sy gjumë 30-minutësh ose e përmirësoi ose nuk kishte asnjë efekt në performancën në testet e kujtesës, përqendrimit dhe matematikës, në krahasim me zgjimin e papritur. Nuk kishte efekte të qarta në nivelet e hormoneve të stresit, përgjumjen në mëngjes, disponimin ose modelin e gjumit gjatë natës.

Pjesa e dytë e studimit analizoi shprehitë e zgjimit në mëngjes të 1.732 të rriturve. Rreth dy të tretat (69 %) thanë se përdorin “snooze” ose vendosin alarme të shumta të paktën ndonjëherë. Koha e kaluar duke fjetur në ditë varionte nga një deri në 180 minuta, me një mesatare prej 22 minutash. Ata që e shtynin alarmin prireshin të ishin “bufat e natës” që flinin më pak në përgjithësi.

Arsyeja më e zakonshme e dremitjes ishte “të ndihesh shumë i lodhur për t’u zgjuar”, e ndjekur nga “të ndihesh mirë” dhe dëshira për t’u “zgjuar më ngadalë/më butë”. Edhe pse pjesëmarrësit ndiheshin po aq të përgjumur pasi u zgjuan në të dyja kushtet, ata shënuan rezultate më të mira kur iu lejua një sy gjumë 30-minutësh paraprakisht. Megjithatë, kjo nuk i bëri ata të ndiheshin më pak të lodhur apo negativ.