Showbiz

Përdorimi i tepërt i kremit me SPF, fansat tallen online me bosin e Facebook

Jo pak herë, drejtori ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg është bërë meme online duke u tallur pa fund nga përdoruesit.

Duket se as këtë verë ai nuk do të shpëtojë nga komentet qesharake pasi së fundmi është fotografuar nga paparacët teksa bën sërf.

I apasionuar pas detit por jo pas rrezeve të diellit, Mark u pa teksa kishte aplikuar një shtresë të trashë kremi me SPF në të gjithë fytyrën.

Ai dukej si një fantazmë ndërkohë që fotot e shkrepura kanë bërë xhirron e rrjetit ku shumë persona e kanë krahasuar me “Joker” apo “Mrs. Doughtfire”.