Showbiz

Përfshihet nga flakët makina ku po udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Mësohet se është përfshirë nga flakë të mëdha makina me të cilën Ermal Mamaqi, Inva Mula, Ethem Ramadani dhe Mirela Sula po udhëtonin për në veri të Shqipërisë.

Ishte kjo e fundit e cila nëpërmjet një daljeje live në Facebook e bëri publik lajmin e frikshëm duke treguar flakët dhe tymin e madh që po dilte nga makina e tyre.

Ata ishin nisur për Tropojë dhe fatmirësisht dolën nga makina para se ajo të shpërthente. I gjithë grupi është në gjendje të mirë shëndetësore teksa theksojnë se patën shumë fat në këtë aksident.

“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni, jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin.” -shkruan Ermal Mamaqi në një postim në Instagram ku konfirmon gjithçka.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij shpërthimi.