Showbiz

Përpiqet tu vërtetojë fansave që nuk është shtatzënë, dështon Iggy Azalea

Ka pak javë që në rrjet qarkullon lajmi se reperja e famshme Iggy Azalea mendohet të jetë shtatzënë me fëmijën e partnerit të saj Playboi Carti.

Edhe pse nuk i është përgjigjur këtyre spekulimeve, Iggy gjeti mënyrën më origjinale për t’i treguar botës se nuk është shtatzënë.

Ajo ka postuar një video në rrjetin social Instagram ku shfaq barkun e sheshtë teksa bën prova me balerinët e saj për një shfaqje.

Mesa duket kjo nuk i ka bindur aspak fansat e yllit të “Sally Walker” pasi ata mendojnë se kjo video është e vjetër dhe nuk vërteton asgjë.

Ende nuk është e qartë nëse këto spekulime janë të vërteta apo jo dhe të gjithë presin me padurim një reagim nga këngëtarja australiane.