Showbiz

Përse Soni Malaj çon ‘Zeshkanen’ në autobuzin e Kombinatit?

Soni Malaj është bërë pjesë e “Pop Culture” ku ndër të tjera ka folur për klipin e projektit të saj më të fundit të quajtur “Zeshkania”.

Kjo prurje është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen e tij ka qënë videoklipi i këndshëm.

Ky klip është xhiruar në një nga linjat e autobuzave në Tiranë, konkretisht në atë të Kombinatit, ndërkohë që ‘Zeshkania” kërcen dhe performon gjatë rrugëtimit të saj të shkurtër.

Soni është shprehur se kjo zgjedhje nuk është bërë vetëm për të tërhequr vëmendjen apo për të qënë vizualisht më e bukur por ky moment në autobuz përcjell një mesazh për publikun.

Këngëtarja ka treguar se shfaqja në një autobuz është shumë realiste pasi asnjë nga ne nuk ka lindur në zonën e bllokut apo mbi Ferrari. “Kjo është diçka reale. Nuk doja të sillja diçka luksi siç ndodh zakonisht në videoklipe” -është shprehur Soni Malaj.

Thjeshtësia e saj ka prekur zemrat e publikut pasi “Zeshkania” prej disa javësh është bërë pjesë e Top Awards në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare duke u renditur nga votat e fansave në pozicione mjaft të mira.