Celebrities Gossip Showbiz

Pete Davidson ndahet nga e dashura e tij dhe ja se cila është arsyeja…

Pete Davidson ka qenë në një lidhje me aktoren Phoebe Dynevor. Aktorja është shumë e njohur për publikun pasi roli i saj në serialin “Bridgerton” u prit jashtëzakonisht mirë nga ndjekësit. Pavarësisht kësaj, mesa duket lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Arsyeja se pse çifti është ndarë, ka qenë distanca mes tyre. Davidson po jeton aktualisht në Nju Jork ndërsa Dynevor në Angli.

Angazhimet e tyre dhe axhendat mjaft të ngjeshura kanë qenë arsyeja kryesore që i pengonte të dy ata që të takoheshin me njëri-tjetrin. Miqtë e tyre mendojnë se dyshja ka qenë një çift i shkëlqyer, por ishte distanca ajo që ndikoi dhe e bëri lidhjen që të mos funksiononte si duhet. Ata u kujdesën dhe kaluan shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit për aq kohë sa lidhja e tyre ishte e shëndetshme.

Phoebe Dynevor and Pete Davidson

Dyshja u panë për herë të fundit së bashku një shfaqje në Wimbledon në muajin korrik, ku plot dashuri ata shkëmbenin puthje dhe përqafonin njëri-tjetrin. Davidson dhe Dynevor madje u panë që kishin kombinuar edhe veshjet e tyre teksa merrnin pjesë në këtë turne të madh botëror.

Ylli i “Suicide Squad” dhe aktorja e “Younger” u lidhën së bashku në mars pasi u panë duke u përqafuar në një fshat të vogël dhe të bukur anglez. Më vonë ai e konfirmoi po vetë romancën kur i tha një fansi se po takohej me të dashurën e tij. Mesa duket nuk paska qenë e shkruar që dyshja ta vazhdonte më tej lidhjen e tyre. Rikujtojmë se, më herët Davidson ka qenë i fejuar me këngëtaren e famshme Ariana Grande. Por ishte po vetë komediani i cili gjatë një interviste zbuloi se romanca e tij me Grande-n kishte përfunduar kur ndërroi jetë ish-i i saj, Mac Miller.