Celebrities Gossip Music Showbiz

Pirro Çako dëshiron të heqë një këngë nga albumi “Çelu”?!

Elvana Gjata ka pak ditë që ka nxjerrë në treg albumin e saj më të ri “Çelu”, në bashkëpunim me Pirro Çako.

Mbrëmjen e djeshme, Elvana dhe Pirro ishin të ftuar në emisionin Soiree, të moderuar nga Jonida Shehu, ku ata zbuluan detaje nga prapaskenat e albumit si dhe këngët e tyre të preferuara e ato më pak të dashura.

Si gjithmonë, me çdo këngë apo album të saj, Elvana dëshiron të përcjellë një mesazh.

Mesazhi që unë dua të jap nëpërmjet këtij albumi është që njerëzit të çelen, ta gëzojnë jetën, të mos dorëzohen. Ka qenë një vit i keq, por nuk është një jetë e keqe. Unë mendoj që ditë më të bukura do të vijnë për të gjithë ne. Kjo është ajo që dua t’ju them të gjithëve: çeleni shpirtin tuaj. Pasi u kompletua albumi, thash çelu shpirt, çelu.


Albumi “Çelu” ka korrur një sukses të paparë dhe e kemi shumë të vështirë të zgjedhim këngën tonë të preferuar apo atë që nuk na pëlqen dhe shumë.
Por duket se Pirro Çako nuk e ka dhe aq të vështirë për të përzgjedhur një këngë që nuk e preferon shumë, ai është shprehur se këngën “Mos u ngut” do të donte ta hiqte nga albumi, edhe pse ajo rezulton si një ndër më të dëgjuarat.

Po të marrim këngën “Mos u ngut”, ku mesa kam parë është pritur shumë mirë dhe kryeson tek albumi, është një nga këngët që unë doja t’a hiqja me thënë të drejtën. Kjo është një këngë e thjeshtë, që është shkruar shumë shpejt. Ia tregova një moment Elvanës, në ikje e sipër madje.

Këngëtarja shumë e talentuar theksoi se kjo këngë duhej dhe ishte e nevojshme për të gjithë në këto momente.

Le ta shijojmë këtë këngë për t’i dhënë ditës pak pozitivitet!