Aktualitet

Policia dhe FNSH aksion në Vlorë, kontrolle makinave luksoze dhe me xhama të zinj!

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë po kryejnë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes së kësaj të shtune.

Në fokus të kontrolleve kanë qenë automjetet të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta. Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit për posedim krahas sendeve të kundraligjshme edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentet e identifikimit  Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.