Showbiz

Poston foto me të brendshme, fansat tallen me peshën e Anna Faris

Komediania Anna Faris që nga viti 2015 drejton një program radiofonik të quajtur “Unqualified” por megjithatë sa herë hyn në transmetim live, për të është gjithmonë si hera e parë.

Edhe postimi i saj i fundit në rrjetin social Instagram kishte për qëllim përshkrimin se si ajo ndihet para se të hyjë në studio, por kjo mori një tjetër rrjedhë.

Teksa po përpiqej të bënte humor duke postuar një foto me te brendshme pak para punës së saj, fansat kanë shpërthyer me komente rreth peshës dhe këmbëve të saj të holla.

Qindra fansa i kanë kërkuar aktores që të kujdeset më shumë për veten dhe të ushqehet shëndetshëm pasi në këtë foto shfaq shenja anoreksie, ndërsa disa të tjerë edhe e kanë ofenduar.

Edhe pse një pjesë e ndjekësve të saj i kanë dalë në mbrojtje duke theksuar ajo është mëse e shëndetshme, duket se komentet negative dhe talljet online e detyruan 41-vjeçaren që të fshijë foton dhe të mos pranojë të japë komente rreth kësaj teme.