Showbiz

Princi Charles shqetëson fansat, pas Covid-19 fotografohet me duar të enjtura

Të gjithë në Britani janë të shqetësuar për Princin Charles pasi ky i fundit u fotografua me duar shumë të enjtura ditën e kaluar.

Deri tani familja mbretërore nuk ka reguar ndaj komenteve të shumta por shumë mendojnë se ai mund të jetë duke vuajtur nga një sëmundje e shkaktuar si pasojë e Koronavirusit.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Charles është parë me këtë ndryshim në trupin e tij pasi e njejta gjë ka ndodhur vitin e kaluar kur ai po vizitonte Indinë.

Ndonjëherë këmbët dhe duart e fryra shkaktohen edhe nga fluturimet me orë të zgjatura.