Celebrities Health & Beauty

Princi Charles zbulon kurën më interesante post-COVID-19!

Së fundmi, trashëgimtari i fronit mbretëror britanik, Princi Charles i ka sugjeruar mjekëve të ndërtojnë një udhërrëfyes shprese pas “aventurës” së tyre me COVID-19. Ai i ka bëri thirrje komunitetit mjekësor që të përfshijnë një “hartë rrugore” të shërimit të plagëve, mendore dhe fizike me ndihmën e yogas.

Charles mori pjesë në një simpozium virtual të yogës dhe kujdesit shëndetësor “Wellness after COVID”, ku ndër të tjera u shpreh se:

Kjo pandemi COVID-19 theksoi rëndësinë e gatishmërisë, qëndrueshmërisë dhe nevojës për një qasje që adreson shëndetin dhe mirëqenien e individit si pjesë e shoqërisë dhe nuk përqendrohet vetëm në simptomat e sëmundjes. Si pjesë e kësaj qasjeje, joga terapeutike mund të kontribuojë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi.

Rikujtojmë, se pak ditë më parë ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, Princi Philip, Duka i Edinburghut. Njoftimi u dha nga nga vetë familja mbretërore në një postim në profilin zyrtar në rrjete sociale. Së fundmi, djali i tij Princ Charles ka folur së fundmi rreth vdekjes së babait të tij, Princ Philip.

Teksa ishte duke dhënë një mesazh drejtuar komunitetit mysliman në prag të finalizimit të muajit të Ramazanit, Charles zbuloi se ndihet i trishtuar nga vdekja e të atit.

Ndërkaq, Simon Dorante-Day ka lindur në Britani në Prill të vitit 1966 përpara se të adoptohej nga një familje në Portsmouth, që ka lidhje me Mbretëreshën Elisabeth. 55-vjeçari nga Australia i është drejtuar gjykatës me pretendimin se ai është djali sekret i Princit Charles dhe Camilla-s.

Ai pretendon se është sjellë në jetë kur Charles ishte 17-vjeç dhe Camilla 18-vjeçe. Ai ka kaluar dekada në përpjekje për të provuar prejardhjen e tij dhe ka krahasuar djalin e tij, Liam me një foto të Mbretëreshës kur ishte në të njëzetat.

Ndërkaq ne ju rikujtojmë disa këshilla se si të rregulloni marrëdhëniet e juaja sociale, dashurore, apo profesionale pas një periudhë të errët si pandemia e COVID-19. Bota nuk është siç ishte, por me pak ndihmë është e mundur të kthehesh përsëri në rutinën tënde të aktiviteteve normale dhe të nisësh të jetosh ashtu siç ti do.