Showbiz

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë gati për t’i bërë gjërat zyrtare

Mësohet se Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë fejuar në fund të muajit korrik dhe tashmë besohet se ata janë gati ta bëjnë lidhjen e tyre zyrtare.

Aktorja e famshme është duke organizuar një festë të madhe në Indi vetëm për familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Ata kanë shpërndarë ftesat ndërsa familja e Nick do të udhëtojnë më 18 Gusht në Indi për të takuar prindërit e aktores.

Edhe pse ata ende nuk e kanë pranuar publikisht marrëdhënien e tyre, miqtë e gushtë të dyshes i kanë konfirmuar këto aludime për “Daily Mail”.