Showbiz

Priyanka Chopra: “Pas dasmës time të ftuarit do të kenë nevojë për pushime”

Pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpritur mes aktores Priyanka Chopra dhe këngëtarit Nick Jonas. Për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ceremonie indiane, 35-vjeçarja ka dhënë një intervistë për “Vogue”.

“Pas dasmës time të ftuarit do të kenë nevojë për pushime” ,-u shpreh ajo me shumë humor duke nënkuptuar se kjo ceremoni nuk do të jetë vetëm e mrekullueshme por e gjatë dhe e lodhshme.

Jonas dhe Chopra do të organizojnë 2 ceremoni, një tradicionale indiane dhe një shërbesë të krishterë që do të mbahet nga babai i këngëtarit 25-vjeçar.

Zyrtarisht do të jenë 3 ditë festive dhe jo më kot deklarata e saj ka trembur disi të ftuarit.