Celebrities Film & Tv

Projekti i ri i Daniel Craig dhe Ruth Negga-s do t’ju lërë pa fjalë!

Daniel Craig dhe Ruth Negga do të luajnë në përshtatjen e ‘Macbeth’ në Broadway. “Macbeth” i William Shakespeare po mendohet që të vendoset në skenë në teatrin e Nju Jorkut, në bashkëpunim me yllin e “No Time to Die” Daniel Craig në krye dhe kandidaten për çmim ‘Oscar’ me “Loving” Ruth Negga, si gruaja e tij dinake dhe tradhtare, Zonja Macbeth.

“Macbeth” do të fillojë shfaqjen e tij më 29 Mars 2022, në Teatrin Lice të Broadway, me natën e hapjes të caktuar me datë 28 Prill. Prodhimi 15-javor do të drejtohet nga fituesi i çmimit ‘Tony’, Sam Gold me ‘Fun Home’.

Producentja Barbara Broccoli është shprehur për aktorin 53-vjeçar se:

Daniel nuk është vetëm një aktor i shkëlqyer i filmit, por edhe një aktor madhështor i teatrit.

Ndërsa për aktoren Ruth Negga ajo ka thënë se është një vajzë shumë e talentuar. Broccoli gjithashtu ka prodhuar pjesë të shumta filmike të ekskluzivitetit të hitit të James Bond, përfshirë edhe atë të fundit të Craig.

Regjisori i njohur Sam Gold në deklaratën e tij është shprehur se:

Unë jam jashtëzakonisht i emocionuar që po marr pjesë në këtë sezon historik ndërsa teatri do të rishfaqet dhe po punoj me dy aktorë mjeshtër të tillë, në një nga dramat më sfiduese dhe epike të letërsisë dramatike.

Craig mori pjesë për herë të fundit Broadway me “Betrayal” të vitit 2013 dhe ylli i “Preacher” Negga u shfaq në një prodhim të “Hamlet” jashtë Broadway në St Ann’s Warehouse në Brooklyn në fillim të vitit të kaluar. Ylli i “Knives Out” Craig gjithashtu u shfaq më parë me një prodhim jashtë Broadway me një nga veprat më novatore dhe një nga më të njohurat e Shakespeare me titull “Othello” ku ishte pjesë edhe aktori britanik David Oyelowo në vitin 2016. Biletat për “Macbeth” dalin në shitje të premten, 8 tetor.