Celebrities Gossip Showbiz

Pse nuk arritën finalen? Eni dhe Beati përgjigjen në Tapetin e Kuq!

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Këtë vit Big Brother Vip vjen sa më pranë jush në një transmetim ekskluziv në YouTube nga Top Albania Radio.

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Tashmë kanë nisur intervistat me ish-banorët të parët ishte Eni dhe Beati.

Eni: Në një ‘Reality Show” nuk duhet një cun i mirë,  duhet t dalësh nga vetja, të luash, të bësh intriga… Sjellja jonë e mirë na ka ndihmuar sepse njerëzit jashtë na kanë pëlqyer… Formati i do ashtu sepse duhet të jesh aktiv, të mbash publikun në televizor …Kam 4 muaj që kam dal dhe njerëzit na duan akoma dhe pavarësisht se nuk kemi arritur finalen, finalen tonë e kemi fituar… I pari dihet mo, renditja do jetë: i katërti Kristi, e treta Dea , e dyta Efi dhe i pari Luizi 

Beati: Gati njësoj si Eni po Dean në fund sepse ka qenë më pak aktive dhe me fat ka arritur aty ku është, është shumë goc e mirë po Kristi ka bërë më shumë lojë dhe është më shumë shembull…