Showbiz

Publikohet raporti mjeksor, ja shkaku i ndarjes nga jeta të Kim Porter

Ndarja e parakohshme nga jeta e modeles Kim Porter ishte shokuese për industrinë, fansat, median dhe më së shumti për miqtë dhe familjarët e saj.

Rreth 3 muaj pas vdekjes së saj “Us Weekly” ka publikuar edhe raportin mjeksor që zbulon shkakun e kësaj tragjedie. Sipas këtij raporti thuhet se 47-vjeçarja e ndjerë vuante prej pak kohësh nga pneumonia lobare.

Ky infeksion i mushkrive zvogëlon aftësinë e këtij organi për të marrë oksigjen. Sipas këtij raporti Porter ka qenë nën mjekim të vazhdueshëm dhe pak para se të humbte jetën në shtëpinë e saj ka kërkuar ndihmë mjeksore.

Kim la pas 4 fëmijë, 3 prej të cilëve i ka me producentin e mirënjohur P.Diddy i cili e ka vuajtur shumë vdekjen e saj.