Showbiz

P.Diddy i shkatërruar nga ndarja nga jeta e ish-bashkëshortes së tij: “Ne ishim më shumë se shpirtra binjakë”

Rreth 5 ditë më parë lajmi i trishtë se aktorja dhe modelja e famshme Kim Porter u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta shokoi të gjithë median.

Ajo u gjend e pajetë në shtëpinë e saj në Los Angeles dhe megjithëse autopsia ende nuk është bërë publike, shkaku mendohet të jetë pneumonia.

Pak orë më parë ish bashkëshorti i saj, producenti dhe këngëtari i famshëm P.Diddy bëri deklaratën e tij të parë duke i emocionuar e përlotur të gjithë.

Ai ka shpërndarë në platformat sociale një video të tij dhe Kim Porter kur e ndjera ka qenë shtatzënë. “Ditët e fundit jam përpjekur shumë të zgjohem nga ky makth. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër, më mungon kaq shumë. Ne ishim më shumë se shokë, më shumë se dy shpirta binjakë” ,-shkruan ndër të tjera në diçiturën e postimit të tij.

P.Diddy dhe Kim Porter edhe pse të divorcuar kishin ruajtur një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin. Ata së bashku ndanin 3 fëmijë.