Showbiz

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare, aktorja dhe modelja Kim Porter

Aktorja dhe modelja e famshme Kim Porter është gjendur e pajetë ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Shkaku i kësaj ngjarje të rëndë mendohet të jetë Pneumonia që i mori jetën në moshën 47-vjeçare. Kim njëkohësisht edhe ish-partnerja e këngëtarit dhe producentit të famshëm P.Diddy kishte 3 fëmijë me artistin i cili është i shkatërruar nga vdekja e saj.

Edhe pse lidhja e tyre nuk funksionoi ata kishin ruajtur një marrëdhënie mjaft të mirë shoqërore dhe ishin prindër të mrekullueshëm për fëmijët e tyre.

Kim Porter ishte nëna e 4 fëmijëve, 3 prej të cilëve erdhën në jetë nga martesa me P.Diddy. Trupi i saj i pajetë është nën ekspertizën ligjore të mjekëve të Los Angeles, në mënyrë që të zbulohet shkaku i vërtetë që i rrëmbeu artistes jetën, në një moshë kaq të re.