Bota

Pyetja që nervozoi presidentin Biden mbi antarësimin e Ukrainës në NATO dhe përgjigjja e tij ironizuese për gazetarët…

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një takim me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky në Vilnius dhe pas takimit ata iu përgjigjën pyetjeve të shumta të gazetarëve. Edhe pse Biden dhe Zelensky iu përgjigjën me durim pyetjeve të gazetarëve, njëra prej pyetjeve e ‘shqetësoi’ presidentin amerikan.

“Sa shpejt pas përfundimit të luftës do të dëshironit të anëtarësoheni në NATO,” pyeti gazetari. Pavarësisht se pyetja ishte për Zelensky-n dhe presidenti ukrainas ishte gati të përgjigjej, Biden e ndërpreu atë dhe në vend të tij iu përgjigj gazetarit.

Një orë e 20 minuta. Ju po bëni disa pyetje vërtet të thella.

Samiti dyditor në Vilnius, ku u mblodhën aleatët e NATO-s, përsëri iu kushtua kryesisht Ukrainës dhe ndihmës së vazhdueshme për këtë vend. Megjithatë, për dallim nga muajt e mëparshëm, kritikat e hapura të zyrtarëve ukrainas ndaj liderëve perëndimorë mund të dëgjoheshin në Vilnius, të cilat kryesisht i referohen datës ende të papërcaktuar të hyrjes së Ukrainës në NATO.