Showbiz

Quentin Tarantino gati të realizojë një version të ri të “Star Trek”

Pasi prezantoi realizimin e tij më të ri filmik në festivalin e Kanës, “Once Upon a Time in Hollywood”, regjisori i mirënjohur Quentin Tarantino është gati për të një tjetër projekt.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Empire” ai ka thënë se është gati që bëjë realitet një tjetër ëndërr të tij për të krijuar një version të ri të “Star Trek”.

Ai ka gati skriptet e para të tij dhe do të përpiqet që të marrë të drejtën si regjisor nga “Paramount”. Ideja e Tarantino konsiston në një tjetër kohë ku të gjithë personazhet do të jenë më të rritur dhe do të bëjnë biseda më shpirtërore.

Kujtojmë se “Star Trek” është shfaqur për herë të parë në NBC në vitin 1966.