Aktualitet Politikë

Rama: Nga 3 korriku mbyllen sportelet e Kadastrës. Gjithçka online në e-albania

Nga e hëna 3 korrik çdo shërbim i Kadastrës do të digjitalizohet. Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania.

“Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri digjitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës. Qytetarët të mos shkojnë më në Kadastër se nuk ki pret askush, si në Bankën e Shqipërisë. Çdo veprim do të bëhet përmes e-albania,” tha Rama gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës

Kreu i qeverisë thekson se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje”, tha Rama.

Kryetarja e Agjencisë Shtetorërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka prezantuar progresin e bërë nga institucioni gjatë 100 ditëve prej momentit kur ajo ka marrë drejtimin.

“Për herë të parë, është ngritur Akademia, personeli trajnohet për vendin e punës. GHjithashtu kemi marrëveshje me universitetin e Tiranës për shkëmbimin e njohurive me pedagogët e fushave por edhe me lidhjen e kontratave me studentë të fushës që nga bankat e shkollës. Pavarësisht mosbesimit se cështjet pronësore mund të mos rregullohen. Unë them se nuk ka asgjë të pamundur. Kemi nisur punën për qëendërzimin e arkivës që do të jetë e paprekshme. Sa i takon arkivës digjitale brenda pak muajsh, funksionimi do jetë vetëm nëpërmjet e-Albania”-tha Bici.