Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Rastet kur nuk duhet pirë uji i ngrohtë me limon!

Limonët kanë efekt antioksidues, antiinflamator, mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit, mbrojnë zemrën, trurin dhe sistemin nervor. Në këtë artikull do të njiheni me benefitet dhe magësitë e konsumit të ujit të nxehtë me limon përpara gjumit. Uji me limon mund të ndihmojë në trajtimin e gurëve në veshka.

Frutat agrume, si limoni, mund të rrisin nivelet e citratit në urinën tuaj, e cila ndihmon trupin të luftojë gurët në veshka. Plus, shoqërimi i tij me ujë gjithashtu ndihmon për t’i nxjerrë ato jashtë trupit. Uji me limon mund të konsumohet në çdo orë të ditës, por konsumi i tij para gjumit mund të shtojë rezutatet pozitive, sepse trupi është në qetësi. Limonët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të vitaminës C, që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Duke qenë se limonët përmbajnë mbi pesë lloje acidi, ai mund t’ju dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Prandaj këshillohet që të lani dhëmbët menjëherë, për të mbrojtur smaltin nga acidet e dëmshme. Aciditeti i lartë te limonët mund të jetë po ashtu i dëmshëm nëse vuani nga urthi ose keni probleme me stomakun.

Në këtë rast këshillohet që ta konsumoni këtë pije gjatë mëngjesit. Konsumi i ujit me limon përpara gjumit mund të shtojë nevojën për të urinuar gjatë natës gjë e cila mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Edhe pse ekzistojnë teori të ndryshme se kur duhet të pini ujë, nuk ka asnjë provë shkencore që e vërteton këtë.

Pra, thjesht konsumoni sa më shumë ujë që të mundeni, kur të mundeni. Nëse keni probleme me urinimin gjatë natës, mos e konsumoni para se të flini. Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është që të qëndroni të hidratuar. Pra nuk ka një sasi specifike që duhet të konsumoni në ditë dhe as ndonjë kufi. Megjithatë ekspertët këshillojnë të konsumoni më tepër ujë të thjeshtë.