Bota

Reagimi i tifozit 90-vjeçar kur merr dhuratë fanellën e Atletico Madrid bëhet virale!

Ka mbushur 90-vjeç dhe ka marrë dhuratën më të bukur që dikush mund t’i bënte, fanellën e skuadrës së tij të dashur, Atletico Madrid. Reagimi i këtij të moshuari është mbresëlënës dhe u bë virale në rrjetet sociale pas fitores së madhe 3-1 të skuadrës së Diego Simeone në derbin kundër Real Madrid të dielën e kaluar. Pamjet janë shumë emocionuese, pasi duket qartë nga reagimet e tifozit 90 vjeçar kur shikon që në pako ka franellën e skuadrës së tij të zemrës.