Aktualitet Politikë

Reformat bashkë me opozitën/ PD e vulës do të votojë për rritjen e pagës së Gjykatës Kushtetuese!

Parlamenti u tërhoq nga votimi rritjes së pagave gjyqtarëve kushtetues.

Projektligji parashikon çuarjen e pagës në 640 mijë lekëve në muaj për anëtarët, dhe mbi 700 mijë lekë për kryetarin e kësaj gjykate.

Arsyeja ishte se në sallë nuk ishin votat e nevojshme për të ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi qe kërkojnë në shumicë me mbi 84 vota. Socialistët të vetëm edhe me deputetet aleate nuk e kanë mundësinë ta arrijnë në kaq vota. Por ne ndihmë ka ardhur pjesa e deputeteve të Partisë Demokratike qe janë grupuar me Bashën.

I rizgjedhur ne krye të Partisë Demokratike që mban edhe Vulën, Basha e bëri të qartë qëndrimin pro reformës

“Vota për rritjen e pagave është votë për pavarësinë e gjyqësorit”-u shpreh Lulzim Basha.

Ky episod në kuvend tregon pashmangshmërisht nevojën e bashkëpunimit të shumicës socialiste me grupimin e deputetëve të PD-s së vulës të Luzlim Bashës kur vjen puna për projektligje me 84 vota.

Kjo sepse shumica e deputeteve demokrate qe janë mbledhur rreth Berishës nuk kane treguar dëshirë për bashkëpunim.

Vota pro reformës në drejtësi është sinjali se edhe reforma të tjera qe kërkojnë shumicë të cilësuar mund të votohen në të njëjtën mënyrë.

Reforma e radhës dhe me urgjentja është reforma zgjedhore e cila ka mbetur ne vend për shkak të amullisë që përfshiu për disa vite rresht Partinë Demokratike.