Aktualitet

Regjistrimi i fëmijëve në shkolla, tani përmes e-Albania!

Për herë të parë, prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili thekson se regjistrimi në shkollë i nxënësve tashmë mund të bëhet lehtësisht në e-Albania.

Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë. Regjistrimi kryhet fare lehtë, online në e-Albania https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…, në vetëm 1 minutë!

https://www.facebook.com/138734771522/videos/304508161368166

Hapat e procedurës janë: në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”.

Emri i shkollës në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.

Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do te shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës.

Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi te regjistrimit.