Celebrities Showbiz

Reperi i njohur baba për herë të parë, ndan me fansat videon emocionuese!

Reperi i njohur Soulja Boy është në pritje të fëmijës së tij të parë me parukieren Jackilyn Martinez nga Los Angeles.Soulja Boy, 31 vjeç, bëri të ditur lajmin emocionues përmes llogarisë së tij në Instagram me një video nga festa e tyre për zbulimin e gjinisë. Në mbishkrimin e videos, reperi i gëzuar nga lajmi, shkroi:

Është një djalë‼️

 

Në një postim të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, Martinez bëri shaka duke thënë se ajo “nuk ishte aspak nervoze”. Në postim ajo shkroi:

Doli shumë bukur. Jo një vajzë. Ne jemi të bekuar me një djalë. Mezi pres të të shoh.

Ndërkohë, lajmin e lumtur e ndau me fansat edhe Soulja Boy në InstaStory gjatë të dielës, 20 mars. Ai shkroi:

Faleminderit Zot. Një bekim, djali im i dashur, unë do të dua përgjithmonë.

Reperi më herët e ka shprehur dëshirën e tij për të pasur fëmijë një ditë. Në shtator të vitit të kaluar, Soulja Boy ndau me fansat këto fjalë:

Kam gjithçka që dua në jetë, përveç një djali. Zot të lutem më beko, kam qenë i duruar.

Rikujtojmë se, para pak kohësh Soulja Boy është tallur me Kanye West pasi ai thotë se ishte reperi i parë që doli me Kim Kardashian. Soulja Boy ka pohuar se ishte pikërisht ai “reperi i parë” që doli me Kim Kardashian. Duke ndarë një fotografi të vjetër të tij teksa pozonte me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, reperi thumboi West.

Unë isha reperi i parë me Kim Kardashian, jo ti Kanye West.

Dyshja besohet se kanë debatuar pasi Kanye e hoqi Soulja Boy nga albumi i tij. Sidoqoftë, reperi kohët e fundit pretendoi se albumi i tij i ri u publikua pa lejen e tij. Ai organizoi tre festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në procesin e regjistrimit.