Showbiz

Soulja Boy dënohet me 8 muaj burg

Reperi i hitit të njohur “Kiss me through the phone” është arrestuar dhe dënuar me 8 muaj burg pasi theu lirinë e tij me kusht.

Fillimisht ai dështoi të kryente shërbimin ndaj komunitetit, por pas një kontrolli në shtëpinë e tij policia gjeti municione të shumta.

Ditën e martë atij i janë caktuar plot 240 ditë burgimi dhe 265 ditë të tjera shërbim ndaj komunitetit.