Showbiz

Reperi shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Elinel së fundmi i është përkushtuar vetëm familjes së tij të bukur.

Ditën e kaluar reperi i njohur është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mirëpritur ardhjen në jetë të vogëlushes Sia.

Ai tashmë është babai i dy vajzave dhe për këtë është në qiellin e 7-të. Vetë Elinel e ka bërë të ditur këtë lajm kaq të bukur nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaq për herë të parë bukuroshen e porsalindur.