Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëpunim surprizues nga dy reperët e njohur!

Artisti i njohur Festim Arifi, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Lyrical Son është një nga reperët më të njohur dhe padyshim më të pëlqyer. Në shumicën e projekteve që artisti ka lansuar që prej fillimit të karrierës së tij kanë qenë në bashkëpunim me Mc Kresha-n, njëkohësisht mikun e tij më të mirë.

Mirëpo, duket se kjo verë ka sjellë mjaft risi dhe një ndër to është reperi me të cilin ka zgjedhur të vijë në duet Lyrical, që është për Elinel. Vetëm para disa orësh, dy artistët na surprizuan me ‘Benzo’ që mund të dëgjohet nga të gjithë ndjekësit e tyre në platformën YouTube.

Elinel, duket se po e gjen veten mjaft mirë te duetet pasi ky është projekti i dytë në pak kohë pas lansimit të bashkëpunimit me këngëtaren Dafina Zeqiri’. ‘Faj’ u pëlqye shumë nga audienca duke numëruar miliona klikime.

Nga ana tjetër, Lyrical Son ka vetëm disa javë që ka lansuar një bashkëpunim me një artist tjetër dhe bëhet fjalë për, Alban Skënderaj me të cilin solli ‘Ndalma’.

I ftuar së bashku me mikun e tij, Mc Kresha në episodin e dytë të programit ‘Më lër të flas’, në një nga intervistat e tyre tepër të rralla, ndaj dhe interesi se çfarë mund të zbulojnë më tepër rreth jetës së tyre është tepër i madh.

Shoqëria e dyshes tanimë prej vitesh dihet se ka kaluar në stadin familjar, por të pyetur nga Donaldi dhe Romeo ata na treguan nëse janë konfliktuar ndonjëherë cila ka qenë arsyeja. E nëse mendonit se zënkat mes tyre kanë qenë të pakta, gaboheni. Ata treguan se përgjatë viteve kanë pasur debate dhe na zbuluan se janë konfliktuar për arsye nga më të ndryshmet, por një gjë për të cilën nuk kanë pasur kurrë probleme kanë qenë paratë. Lyrical Son dhe Mc Kresha gjithashtu treguan për ‘Më lër të flas’ se paratë në koncerte i ndajnë në mënyrë të barabartë.