Showbiz

Rezart Prifti liston asryet pse të rinjtë shqiptarë nuk votojnë

Në emisionin “Delema Sociale” me Eno Popin i ftuar në studio ishte edhe Pedagogu Rezart Prifti. Në studion e Top Albania Radio-s u diskutua rreth të rinjve dhe përfshirjes së tyre në politikë dhe më e rëndësishmja pse ata largohen gjithmonë edhe më shumë nga votimet.

  1. Të rinjtë shqiptarë nuk votojnë pasi këtu të votosh nuk ka vlerë.
  2. Të rinjtë nuk janë rebelë, ata janë më të ndërgjegjshëm se më përpara, por thjesht nuk i tërheq kauza.
  3. Ata nuk ndihen të përfaqësuar në politikë.
  4. Mungesa e përfaqesimit mbi bazë vlerash, mungesa e meritokracisë.
  5. Çështje besimi, ata nuk kanë besim tek sistemi dhe nuk kanë siguri. Në shqipëri nuk ekziston bashkëpunimi që rrjedhimisht lidhet me besimin tek njëri-tjetri e më pas tek politika.

Gjatë intervistës Eno Popi e pyet pedagogun nëse të rinjtë mund të blihen për votat dhe mendimi i tij ishte se të rinjtë vetëm mund të shantazhohen.

“Ata nuk janë të shitshëm ose të bleshëm, thjeshtë kanë probleme me vendimmarrjen. Prandaj misioni i shkollimit është që t’i formojë ata dhe t’ju mësojë se cilat janë vlerat e vërteta” -shton Rezart Prifti.