Celebrities Gossip Showbiz

Lajme ekskluzive dhe shumë surpriza, zbulohen të ftuarit specialë në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e kësaj jave dhe ka zbuluar edhe të ftuarit specialë. Lajme ekskluzive dhe shumë surpriza këtë të shtunë në pjesën e parë me Samir Mane, Arbër Hajdari, Fjodora Fjora, Rezart Prifti dhe në pjesën e dytë me Ronela Hajatin!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Të shtunën e kaluar e ftuar në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Veshaj ka qenë Samanta Karavella. Artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj e suksesshme në muzikë dhe jo vetëm…