Food & Drink

Roboti që mund të gatuajë tetë hamburgerë në më pak se një minutë…

Tanimë robotët mund të gatuajnë hamburgerin tuaj të preferuar. Një startup robotik i quajtur Aniai ka zhvilluar një pajisje revolucionare që mund të gatuajë 8 hamburgerë në më pak se një minutë. Ai quhet Alpha Grill dhe ka fituar një çmim për Inovacionin e Kuzhinës 2023.

Alpha Grill është një robot i automatizuar i gatimit të hamburgerëve që përdor inteligjencën artificiale dhe sensorë për të rregulluar temperaturën, kohën dhe presionin e skarës sipas trashësisë dhe peshës së mishit.

Duhet të dini se vetëm 10 minuta pasi keni konsumuar një hamburger, sheqeri në gjak rritet në ‘nivele të larta mbi normalen’. Më pas keni një etje të fuqishme pas gjysmë ore. Kripa në një hamburger të madh i detyron veshkat të punojnë më shumë për të nxjerrë jashtë kripën dhe zemra duhet të rrahë më shpejt për të pulsuar gjakun.

Juve do t’ju rritet presioni i gjakut dhe mund të pësoni atak. Kur arrin në minutën e 40-të, e ke humbur kontrollin e sheqerit të gjakut dhe ke një ngritje të insulinës dhe ndjenjës së urisë. Pas 1 ore trupi juaj është duke u lodhur në procesin e një tretjeje të ngadaltë. Zakonisht duhen 24 deri në 72 orë për të tretur një ushqim, por hamburgeri duke qenë më i yndyrshëm sesa një vakt normal, kërkon më shumë.