Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” /Piloti i BBVip zbulon kush e çoi dronin që përçau çiftin…

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një kolpo në shtëpinë e BBVip pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”. Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suitë duke mos qëndruar afër Heidit ngjalli shumë debate. Sot, i ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin. 

Rikujtojmë se debatet mes çiftit kanë vijuar edhe për shkak të suitës, surprizës nga Vëllai i Madh. Fan Club zbuloi videon e paprerë me deklaratën e plotë të Heidit të bërë në dhomën e rrëfimit lidhur me mos qëndrimin e Romeos në suitë. Banorja u  shpreh se:

Unë e kisha mendjen të bëja qejf, të qëndroja tek ai ambienti dhe ai ishte jashtë duke pirë cigare, duke shfryrë nervat. Si të vjen ty të qëndrosh jashtë, kur kemi një super ambient të ri, aty prisja të shifja vaskën bashkë me Romeon, por aty kisha Gracianon, Julin dhe Eglën, dhe ai i futi një të qeshur që është shenjë nervozizmi dhe ikën. 

Ata që e kanë çuar dronin, janë ata që mendojnë se Romeo po luan dhe më paralajmërojnë mua që të hap sytë. Dhe në mesazh thuhet që ai është maskilist dhe fallco, kjo i bie të hedh poshtë të gjitha, por gjithsesi unë qëndrimin tim do mbaj.