Showbiz

Russell Crowe mbetet pa shtëpi nga zjarret në Australi

Ai dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi kur zjarret e ashpra në Australi hodhën krejtësisht në tokë pronën e tij.

Aktori hollivudian Russell Crowe momentalisht gjendet pa shtëpi dhe këtë gjë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

55-vjeçari dhe familja e tij ndodheshin jashtë vendit kur ndodhi ngjarja e katastrofike që e shndërroi shtëpinë e tij në shkrumb e hi.