Celebrities

Sa qenka rritur! Kartolina më e bukur e verës nga Princ Leka dhe e vogla e tij, Geraldinë!

Më 22 tetor, Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e stërgjyshes, Geraldinë. Me rastin e Krishtlindjes, çifti mbretëror, vendosën të prezantojnë për herë të parë vajzën e tyre. Ata publikuan disa foto në të cilat shiheshin duke pozuar përkrah një peme të zbukururar me vogëlushen në krahë. 

Së fundmi, Princ Leka së bashku me familjen po i kalojnë pushimet në Gjirin e Lalëzit. Këtë e vërteton foto që Princi ka postuar në Instagram me vogëlushen e tij teksa dielli po perëndon dhe mund të themi që është fotoja më e bukur dhe më emocionuese që kemi parë sot. Leka shfaqet i buzëqeshur teksa mban mbi supe të voglën Geraldinë dhe përshëndet ndjekësit e tij duke shkruar në diçiturën e fotos:

Duke ju përshendetur nga pushimet e verës me beben Geraldinë.

Ndërkohë, Princ Leka ka dhënë së fundmi një intervistë për një revistë franceze, në të cilën ka folur më shumë për vogëlushen e tij. Rikujtojmë se në tetor të 2016-ës, Elia Zaharia celebroi dashurinë me princin Leka me një dasmë, e cila pati të ftuar familje të famshme mbretërore nga e gjithë bota.