Showbiz

Sandra Bullock dhe John Legend bëhen bashkë për një serial televiziv

Ajo zakonisht është pjesë e filmave të mëdhenj hollivudian por së fundmi ka rënë dakort që të jetë protagoniste në një serial që do të shfaqet në Amazon.

Bëhet fjalët për Sandra Bullock e cila do të marrë pjesë në një serial të ri mbi jetën e saj. Një tjetër protagonist i rëndësishëm do të jetë edhe këngëtari John Legend i cili do të provojë për herë të parë aktrimin.

Seriali do të fokusohet në vitet e adoleshencës së aktores kundrejt normave të rrepta të fesë së familjes së saj.

Skenaristja e filmit do të jetë Akiva Goldsman e cila u shpreh se ngjarja do të bazohet tek vitet ’80 por duke mos zbuluar titullin e serialit apo se kur do të shfaqet në ekran. Sa i përket zhanerit ai do të jetë më shumë komik sesa dramatik.