Celebrities Gossip Showbiz

Scarlett Johansson dhe Colin Jost kanë një mesazh për të gjithë publikun pas ardhjes në jetë të djalit të tyre!

Scarlett Johansson dhe Colin Jost mesa duket janë jashtëzakonisht të lumtur dhe për këtë kanë një arsye shumë të fortë pasi ata janë bërë prindër. Ky lajm i bukur është bërë publik nga vetë Colin i cili nëpërmjet një interviste ditën e djeshme konfirmoi se bashkëshortja e tij Scarlett ishtë shtatëzënë.

Pavarësisht se Colin e konfirmoi vetë lajmin teksa ishte në teatër dhe po luante një nga komeditë e tij, thashethemet se ylli i “Black Widow” ka qenë shtatëzënë kanë qarkulluar dhe më parë. Gjatë eventeve të cilat janë organizuar para dhe pas premierës së filmit, mugesa e saj është vënë re dukshëm. Të dy partnerët nuk kanë dashur që të jenë në qendër të vëmendjes në lidhje me shtatëzëninë e Scarlett, prandaj dhe nuk kanë folur asnjëherë gjatë gjithë asaj kohe.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Colin njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se ai ishte bërë baba. Djali i vogël e ka emrin Cosmo dhe përveç kësaj, Colin ka pasur dhe një kërkesë e cila kërkon që të mirëkuptohet nga të gjithë. Kjo ka të bëjë me privatësinë që ata duan të kenë. Megjithatë, mesa duket privatësia nuk do të jetë një problem i madh, pasi edhe lajmin e shtatëzënisë ata e bënë publik një ditë para se Scarlett të lindte.