Bota Botë e Çuditshme

Së shpejti në ankand libri më i vjetër i krishterë!

Libri më i vjetër fetar i krishterimit, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s, do të dalë në shitje në qershor. Kodiku “Crosby-Schøyen”, i shkruar në papirus në Egjipt, daton midis viteve 250-350 pas Krishtit. Mendohet gjithashtu të jetë një nga librat më të vjetër në ekzistencë dhe mund të shitet deri në 3.8 milionë dollarë. Libri liturgjik është prodhuar në një nga manastiret e para të krishtera dhe përmban tekstet e plota të dy librave të Biblës.

Libri është pjesë e Papirusit Bodmer, një përmbledhje e disa teksteve që u zbuluan në vitet 1950 dhe përfshin shkrime të krishtera, ekstrakte biblike dhe literaturë pagane. Libri është një nga tekstet më të vjetra në botë. Ruajtja e tij e jashtëzakonshme i është atribuuar klimës së thatë të Egjiptit.

Kodiku u ble nga Universiteti i Misisipit ku mbeti deri në vitin 1981 dhe u ble disa herë përpara se të blihej nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schoyen në 1988. Schoyen po nxjerr në ankand dorëshkrimin së bashku me pjesë të tjera nga koleksioni i tij, i cili është një nga arkivat më të mëdha të dorëshkrimeve në botë. Kodiku është i ekspozuar në Christie’s New York dhe do të qëndrojë atje deri më 9 prill. Ai do të dalë në ankand më 11 qershor në Londër.