Celebrities Gossip Showbiz

Selena Gomez tallet me faktin që është ende beqare!

Selena Gomez është një artiste shumë e dashur e cila është komentuar jo vetëm për muzikën e saj por edhe për jetën personale shpeshherë. Këtë herë Selena tundon përsëri ndjekësit për komente me postimin e radhës.

@selenagomez

Maybe this is why I’m single. Don’t believe a damn word. 😭🤣

♬ original sound – NasFromTheGram⛴️💫

Ylli i muzikës tallet me jetën e saj romantike në një video në Tik Tok të enjten. 29-vjeçarja dukej e mrekullueshme teksa tallej me faktin që është beqare. Mbishkrimi i videos e bëri edhe më qesharake situatën teksa ajo shkruante:

Ndoshta kjo është arsyeja pse unë jam beqare.

Gomez është bërë shpeshherë objekt bisede me jetën e saj sentimentale shumë të përfolur në media. Më parë ajo ka dalë me Justin Bieber nga viti 2011 deri në vitin 2016. Gjithashtu, është aluduar se Selena i ka dedikuar këngë ish-partnerit të saj Bieber, teksa burime pranë saj kanë pranuar se këngëtarja e ka përjetuar keq dasmën e Justin.

Ajo gjithashtu është takuar me The Weeknd për afërsisht një vit deri kur u nda në vitin 2017, teksa më pas u përfol për raportin me Niall Horan në vitin 2019.

Në vitin 2020, u përhapën thashetheme për një raport të saj me yllin e NBA Jimmy Butler. Një burim për mediat e huaja asokohe tha:

Selena është argëtuar duke dalë me Jimmy, por ajo po i shqyrton me vëmendje të gjithë opsionet e saj.