Showbiz

Sergio Ramos lidh kurorë, këto janë rregullat strikte të dasmës së tij

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos lidhi kurorë pas 7 vitesh bashkëjetesë me gazetaren spanjolle, Pilar Rubio.

Ceremonia martesore u mbajt ditën e kaluar në katedralen e Sevillas ku të ftuar ishin mbi 400 persona mes të cilëve edhe shumë personazhe të njohur të artit dhe sportit.

Mësohet se dasma e tyre megjithëse ishte magjike kishte plot rregulla strikte të cilat i kemi parë t’i vënë në zbatim edhe vip-a të tjerë.

Fillimisht bëhet e ditur se në dasmën e Sergio Ramos performoi grupi i famshëm AC/DC të cilëve u është paguar një shumë e majme prej 1 milion eurove.

Të ftuarit kishin një kod të caktuar veshjeje dhe nuk mund të merrnin celularët e tyre me vete për të shmangur fotot e padëshiruara. Ata gjithashtu nuk mund të merrnin me vete fëmijët e tyre nën 18-vjeç.

Sa i përket dhuratave, asgjë nuk do të pranohej përveç një donacioni ndaj UNICEF, organizata ku një ndër drejtuesit është edhe vetë Ramos.