Sport

Shtypi spanjoll lëshon bombën: “PSG do edhe Cristiano Ronaldon!”

“Mbappé-Cristiano, dyer që rrotullohen”. Ky është titulli i artikullit që hap home page-in e faqes online të gazetës sportive spanjolle AS dhe mban firmën e Tommaso Roncero-s. Ai tregon se pas blerjeve të bujshme që çuan në Francë emra si Messi, Donnarumma, Hakimi, Sergio Ramos e Wijnaldum, tashmë, Paris Saint-Germain ka në shënjestër edhe CR7-ën, për të formuar treshen e mrekullive: Ronaldo-Messi-Neymar.

E përditëshmja iberike shkruan:

Endrra galaktike e Al-Khelaïfi-t nuk ka kufij. Presidenti i PSG-së do të tentojë të arrijë marrëveshje me Mbappé-në për rinovimin e kontratës, por nëse jo, duket se është gati të hidhet në sulm dhe sytë i ka kthyer nga Cristiano Ronaldo.

Sipas gazetës AS, nëse Mbappé nuk rinovon do të largohet më 30 qershor 2022 dhe mund të zëvendësohet nga Cristiano Ronaldo, të cilit gjithashtu i skadon kontrata me Juventusin në të njëjtën kohë.

Portugezi do të kishte një motiv më shumë: të shkojë në Paris 37-vjeç e të nënshkruajë kontratë shumë bujare.

Al-Khelaïfi gjithnjë ka dashur të bashkojë tre fenomenet në Paris e pasi siguroi Messi-n, nisi të mendojë për projektin Ronaldo. Messi-Neymar e CR7 do të ishin realizimi i ëndrrës galaktike.