Film & Tv Showbiz

Rikthimi i “Sex and the City” duket i ndërlikuar! Çfarë po ndodh me serialin e famshëm?

Seriali shumë i dashur për publikun “Sex and the City”, po rikthehet sërish në ekran. Protagonistet e serialit do të kenë të njëjtat role që kishin dikur, duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë “Samantha” e Kim Cattrall.

Aktorja Kim Cattrall njoftoi më parë se nuk do t’i rikthehet serialit “Sex and the City” pa e treguar arsyen e vendimit të saj. Mirëpo, përveç Cattrall, në rikthimin e serialit do të mungojë gjithashtu “Mr. Big”, i luajtur nga aktori Chris Noth.

Image result for Chris Noth.

Noth momentalisht është duke luajtur në serialin “The Equalizer”, si edhe po xhiron dy filma, “Brooklyn All American”, dhe “Someday Sometime”. Xhirimet e këtij seriali do të nisin gjatë pranverës së ardhshme në New York, pasi të qetësohet e gjithë situata e COVID-19.