Aktualitet Food & Drink

Shalqiri me farë të keqe! Në Frakull fermerët thonë se kanë pësuar dëme!

Teksa janë të shumtë fermerët që në këtë periudhë njohin vetëm rendiment dhe përfitime në kulturat bujqësore, disa fermerë nga Frakulla e Fierit pretendojnë se fara”Florida” në kulturën e shalqirit i ka dështuar, duke llogaritur miliona lekë dëme.

Një sipërfaqe prej 4 dylymësh e kultivuar me shalqi është kthyer në makthin më të madh të fermerit Luftar Fera, në fshatin Ad të njësisë administrative Frakull, në Fier. Kjo për faktin se cilësia e dobët e fidanëve të marrë në një kompani në Lushnjë ka bërë që fermeri të dështojë këtë sezon.

Sipas fermerit Fera, prodhimi i këtij varieteti ka rezultuar shumë i dobët duke mos plotësuar asnjë kriter për të konkurruar në treg.

Rasti i fermerit në Frakull është qartësisht një mungesë konsultimi mes fermerëve dhe specialistëve të bujqësisë që duhet të orientojnë fermerët për llojet e bimëve që duhet të kultivojnë.