Aktualitet

Shifrat pësojnë rritje, njihuni me bilancin ditor të COVID-19 në vend!

Nëntë persona të moshave 58-78 vjeç kanë humbur betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 3664 testime të kryera, janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 591 qytetarë.

Numrin më të lartë të të infektuarve e ka Tirana me 549 raste të reja. 36 infektime të tjera kanë rezultuar në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnjë, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 7.528 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.