Lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë: Nëse Kina propozon armëpushim, Kievi ta refuzojë!

Nëse Kina bën thirrje për një armëpushim gjatë vizitës së Xi në Moskë, Kievi duhet ta refuzojë atë, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby për CNN.

”Në thelb do të ratifikonte atë që (rusët) ishin në gjendje të pushtonin brenda Ukrainës dhe do t’u jepte atyre kohë dhe mundësi. për t’u përgatitur”, deklaroi zëdhënësi John Kirby.

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Moskë për një vizitë dyditore, e para që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Ai është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka diskutuar për planin kinez të paqes në Ukrainë, si dhe për partneritetin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimin strategjik. Takimi në fjalë ka qenë informal, ndërkohë që ai zyrtar do të zhvillohet të martën dhe do të pasohet nga një konferencë shtypi.

Në momentin e mbërritjes në kryeqytetin rus, i pritur me tapet të kuq, Xi vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes Kinës dhe Rusisë.