Aktualitet

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

Shtyhet sërish seanca për incenetarorin e Elbasanit. Ajo do të mbahet me datë 20 korrik në orën 10:00. Kështu, gjykata ka lënë kohë në dispozicion për avokatët e shtatë të pandehurve të tjerë, për tu mbrojtur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ta.

“Gjykata ka ndërprerë fazën e mbrojtjes duke e shtyrë atë për 20 korrik, për të pasur mundësi avokatët mbrojtës të shtatë personave të tjerë të pandehur që të bëjnë mbrojtjen përballë gjykatës në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit”, raportoi gazetari Ermal Vija.

Më herët, kanë folur avokatët e ish-ministritt të Mjedisit Lefter Koka, të cilat i kanë paraqitur gjykatës një material prej 124 faqesh, teksa kanë renditur argumentet se pse ish-ministri duhet të shpallet i pafajshëm, pavarësisht se prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 10 vite burg.